Sa paguaj online?
Vetëm Rezervimin: një përqindje e qirasë ose e çmimit të shitjes, sipas llojit të profilit të pronarit. Pjesën tjetër dhe depozitën ia paguan direkt pronarit në marrje.
Pse nuk e shoh adresën e pronarit?
Për privatësi. Adresa dhe telefoni shfaqen pasi paguhet Rezervimi. Para kësaj, pyetjet bëhen vetëm në platformë.
Çfarë është procesverbali?
Dokumenti i gjendjes në dorëzim: foto, dëmtime ekzistuese dhe dy nënshkrime. Pronari e plotëson; ti e konfirmon. Bëhet edhe kur blen një artikull.
Kush e mban depozitën?
Depozita i paguhet direkt pronarit dhe regjistrohet në procesverbal. Kthehet në mbyllje kur nuk ka dëmtime të reja.
Pse më kërkohet ID?
merre.me premton përdorues të verifikuar. Çdo llogari, edhe ajo e klientit privat, verifikohet me letërnjoftim ose pasaportë.
A mund të shes artikujt e mi si individ?
Individët japin me qira. Shitja nga individët nuk është konfirmuar ende.
Nga cilat vende mund të publikoj?
Nga rajoni: Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut. Shteti dhe qyteti janë të detyrueshëm.
