1Zgjidh datat dhe vendinKërko sipas rastit, datave, shtetit dhe qytetit. Shfaqen vetëm artikujt e lirë që pranojnë periudhën tënde (minimumi i ditëve e cakton pronari).2Pyet brenda platformësPara Rezervimit komunikimi është anonim. Adresa dhe telefoni i pronarit nuk shfaqen.3Paguaj RezerviminOnline paguan vetëm Rezervimin, një përqindje e transaksionit sipas profilit të pronarit. Datat bllokohen dhe kontakti zbulohet.4Merre me procesverbalPronari dokumenton gjendjen me foto dhe dëmtimet ekzistuese. Ti i kontrollon, paguan pjesën e mbetur dhe depozitën direkt te pronari, dhe nënshkruan.5Ktheje në datëGjendja krahasohet me procesverbalin. Pa dëmtime të reja, të dy nënshkruani dhe pronari ta kthen depozitën.6Nëse ka dëmtimeDeklarohen me numër dhe foto, dhe hapet rasti: 72 orë për marrëveshje, pastaj shqyrtim nga merre.me deri në 5 ditë pune.Për butikë, dizajnerë dhe individë
Regjistrohu me verifikim (ID për individët, dokumentet e biznesit për butikët), publiko artikujt me shtet, qytet, çmim ditor, minimum ditësh dhe kalendar. Ti mbledh pjesën e mbetur dhe depozitën; merre.me mban Rezervimin si komision.